Ministri Latifi në Greqi, do të kërkojë që stafi shëndetësorë të trajnohet atje

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi.

Siç njofton komunikata e ministrisë, ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.

“Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme