Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK-ut), Safet Gërxhliu me bashkëpunëtorë.
Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Odës Ekonomike të Kosovës.
Ministri Lekaj i falenderoi delegacionin e OEK-ut për vizitën dhe shtoi se është i gatshëm që të ndihmojë të gjitha bizneset që kanë impakt pozitiv në zhvillimin e vendit tonë. Poashtu ministri Lekaj theksoi se do të thellojë formën e bashkëpunimit më OEK-un duke ndihmuar zhvillimin e bizneseve të vendit tonë, në lëmitë ku atakohen me MI-në.
“Ne duhet t’a vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me OEK-un. Do të jemi shtytje dhe partner i vërtetë, pasi që infrastruktura ndikon drejtë për drejtë dhe ka ndikim pozitiv në ndërmarrësi dhe zhvillimin ekonomik, duke filluar nga çasja në rrugë. Sa i përket ndërlidhjës dhe infrastrukturës rrugore dhe bizneseve, duhet të veprohet ndryshe se sa deri më tani, në mënyrë që të ketë zhvillim të njëjtë të të gjitha bizneseve për të mirat që i përfiton shteti ynë. MI-ja do të jetë partner i vërtetë i zhvillimit të ndërmarrësisë, dhe sipas asaj se si duhet t’i çaset Qeveria bizneseve” tha ministri Lekaj.
Kryetari i OEK-ut, Gërxhaliu e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si minister. Gërxhaliu shtoi se në të ardhmen duhet të gjenden format më të mira për koordinimit të aktiviteteve në mes të MI-së dhe OEK-ut .
“OEK-u si institucion është i gatshëm që të ofrojë të gjitha mundësitë për bashkëpunim, të ofrojmë ndihmën tonë që të punohet më tepër për zhvillimin e transportit, në arenën ndërkombëtare“, vlerësoi Gërxhaliu.