Ministri Lluka viziton Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Menaxhmenti i Agjencisë Kosovare të Privatizimit  (AKP) sot priti në takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka.

Ministri Lluka informoi AKP-në lidhur me regjistrimin e Shoqërisë Aksionare Trepça dhe kërkoi bashkëpunimin e AKP-së edhe në procesin e implementimit të këtij ligji.

Gjatë këtij takimi theks i veçantë u vendos mbi rëndësinë e koordinimit të ngushtë në mes të këtyre dy institucioneve përmes ekipeve të përbashkëta me Shoqërinë Aksionare Trepça në mënyrë që të gjitha obligimet që dalin nga Ligjet relevante për institucionet tona të përmbushen me kohë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme