Ministri Mehaj merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 16:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Mehaj tha për Ekonomia Online se është shumë e rëndësishme vaksinimi për t’u arritur imunizimi.

“Unë kisha thonë të gjithëve se me rëndësi për shtetin familjar dhe mërgimtar secilit që ka mundësi ta merr vaksinën. Edhe forcat e sigurisë dhe policia janë në atë drejtim”.

Ministri Mehaj dozën e dytë e mori në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Kosova nisi vaksinimin kundër Coronavirusit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi vaksinimi masiv. Deri më 7 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë, ku rreth 58 mijë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.

Të ngjashme