Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë Nicola Orlando, me të cilin diskutoi për gjendjen e rënduar nga pandemia Covid-19 si dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ministri Murati dhe Ambasadori Orlando gjatë takimit u dakorduan që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën ekonomike, në forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, identifikimin e fushave të ndryshme ku mund të bashkëpunojnë së bashku edhe në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale
Gjatë takimit ministri Murati e njoftoi Ambasadorin Orlando për gjendjen e rënduar financiare të krijuar nga pandemia Covid-19, për masat që do të ndërmarrë Qeveria për përkrahjen financiare dhe sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë si dhe për planin e Qeverisë.
Ndërsa ambasadori italian Nicola Orlando falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe theksoi se do ta mbështesin Qeverinë Kurti në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës si dhe do të vazhdojnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.