Kuvendi do të mbajë dy seanca në këtë javë, ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri , pas mbledhjes së Kryesisë, raporton Ekonomia Online
Ai tha se seancat do të mbahen të enjten dhe të premten.
Sipas tij, interpelanca për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, e thirrur nga AAK-ja, për faljen e gjobave gjatë kohës së pandemisë do të mbahet të premten.
“Sapo u mbajt takimi dhe u vendos që të etjen të ketë një seancë dhe të premten në ora 10:00 të ndodh interpelanca me çështjen e faljes së gjobave për bizneset dhe në këtë takim u arsyetua kërkesa jonë për interpelancë ndaj ministrit të Financave”.
“Të hyrat që vine nga këto gjoba janë të pa planifikuara dhe një rezolutë për faljen e gjobave do të ndihmonte ekonominë dhe gastronominë. Të falën gjobat vetëm për sektorin privat gjatë kohës pandemisë”.
Këto ishin pikat e rendit të ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës;
2. Pyetjet parlamentare;
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
4. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19”;
5. Votimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare;
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020;
7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19;
8. Propozimi i një (1) kandidati.