Ministri Mustafa ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së,

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në bujqësi si dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu, gjatë diskutimit znj. Suokko dhe znj. Richardson kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MBPZhR-së edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, ministri ka falënderuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për angazhimin dhe kontributin e dhënë në sektorin e bujqësisë.

Të ngjashme