Besim Hasani ka mposhtur kundërkandidatin për pozitën e të parit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK).
Hasani e Jeton Beqiri janë të vetmit që kanë paraqitur kandidaturën për të parin e shtëpisë olimpike kosovare.
Por, si duket gara më e madhe është duke u zhvilluar për pozitat e nënkryetarëve dhe anëtarëve të Bordit ekzekutiv të KOK-ut.
Për katër pozitat e nënkryetarit, që do të zgjidhen me vota të delegatëve, të mërkurën kur edhe ka qenë afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave, janë paraqitur shtatë kandidatë, në mesin e tyre edhe ministri i Bujqësisë, i Pylltarisë dhe i Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Për gjashtë pozitat e anëtarit ekzekutiv të KOK-ut, janë paraqitur 19 kandidatë.