Faton Peci, Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një postimi në facebook ka njoftuar se sot kanë miratuar planin e veprimit për parandalimin dhe zvogëlimin e prerjeve ilegale.
Ai njofton se finalizuan:
Strategjinë për Pylltari 2021 – 2030; dokument ky i cili do të procedohet për miratim në Qeveri;
Strategjinë për Komunikim dhe Informim në Pylltari 2021 – 2025; strategji kjo e cila është miratuar dhe në funksion si dhe Ligjin e ri për Pyje i cili do të procedohet për Qeveri.
“Kosova mbulohet me rreth 45% të territorit të saj me pyje dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i tyre përveç se i mbron ato, zhvillon ekonomikisht zonat rurale”.