Ministri Reka: Deri në fund të vitit ka gjasa të hiqen vizat

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 11:26 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka raportuar për herë të parë para anëtarëve në Komisionin për Integrime Evropiane, raporton Ekonomia Online.

Ministri Reka ka premtuar se deri ën fund të vitit Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.

Pavarësisht se tha ai se nuk do të jep data, por do të punojë në këtë drejtim dhe ka shpresa optimiste. Mes tjerash, Reka ka treguar për gjendjen në të cilën ka gjetur ministrinë.

“Procesi i integrimit evropian është një maratonë që nuk fillon e as përfundon por mbetet si stafet nga një qeveri në tjetrën”

“Vetëm 50% e marrëveshjes për stabilizim asociim është zbatuar, më pak se 50% është zbatuar ERA1. Në hezitimin e shteteve anëtare për liberalizim të vizave na paraqitet një fakt jo shpresëdhënës. Prej 61 rasteve nuk është përfunduar asnjë, atëherë mos të habitemi pse po ngec liberalizimi i vizave”.

“400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA2. Nuk po fajësoj e as gjykoj askënd por po paraqes fakte. Do të përpiqemi të kalojmë këtë situatë. Nuk është proces i pozitës, por i të gjithëve”.

“Prioritetet afatgjate, të mesme dhe afatshkurta. Liberalizimi i vizave, nuk do të premtoj data por angazhim i ministrisë që të bëhet kaq shpejt. Ka shpresa optimisten që të përmbyllim këtë proces deri në fund të vitit, kushtin vetëm është që të gjejmë epilogun gjyqësor”.

Kryetari i Komisionit, Armend Zemaj,  kërkoj nga ministri të dijë për punën dhe objektivat që ka Kosova për integrim evropian, raporton EO.

“Punën dhe objektivat me të cilat ballafaqohet ministria. Bashkëpunimin me institucionet për procesin e integrimit evropian. Fokusi jonë do të jetë në tri funksione mbikëqyrja legjislative, e ERA-s dhe MSA-së”.

“Do të luajmë rolin tonë mbikëqyrës të institucioneve tona vendore e evropiane në avancimin e agjendës tonë. Ende mbetemi në pa të drejtë për lëvizje të lirë. Andaj duhet të punojmë në këtë drejtim”.

Të ngjashme