Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim një delegacion të lartë të policisë së Britanisë së Madhe. Në këtë takim ministri Sefaj falënderoi delegacionin për vizitën në Kosovë dhe i njoftoi për rolin e MPB-së.
Me këtë rast ministri Sefaj e njoftoi delegacion policor britanik me strukturën aktuale të Policisë së Kosovës dhe për nivelin e lartë të besueshmërisë që ka policia e Kosovës tek qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ministri Sefaj falënderoi Qeverinë e Mbretërisë së Britanisë për mbështetjen që kanë dhënë për institucionet e sigurisë së Kosovës, në veçanti vlerësoi bashkëpunimin e mirë që kanë policitë e të dy vendeve.
Në këtë takim u konfirmua vazhdimi i mbështetjes së Britanisë së Madhe për Kosovën në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Delegacioni britanik vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë, veçanërisht sa i përket Policisë së Kosovës, e cila është profesionale dhe e përgatitur për tu ballafaquar me situata të ndryshme. Ata premtuan se do të vazhdojnë të përkrahin Policinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë në anëtarësim e tyre në organizatat ndërkombëtare të sigurisë.