Ministri i Shëndetësisë thotë se infermieret kosovarë do të dërgohen për trajnim në Sloveni

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 14:56 | Nga

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka folur rreth ndryshimeve në infermierin e Kosovës.

Në një intervistë për Tv Dukagjinin, Ismaili ka thënë se pas një takimi me ish-ministrinë slloven të Shëndetësisë do të thellojnë bashkëpunimet në këtë fushë.

“Dje kemi pasur një takim me ish ministrin slloven, i cili është i angazhuar si konsulent në Kosovë. Jemi duke përgatitur plane, do të shohim shumë shpejtë dy eksperte të infermierisë që do të vijnë në Kosovë. Dhe kështu do të fillojnë hapat e parë, do të fillojnë investimet e para në trajnimet e ndryshme që do të ndodhin në infiermeri. Por, po ashtu siç e kam cekur, do të shkojnë edhe në vizita studimore dhe në vizita për trajnime në Slloveni”,ka thënë Ismaili.

Ndër të tjera ministri Ismaili ka folur edhe për çështjet që duhet trajtuar me urgjencë në vitin 2018, ku tha se punën e parë që po mundohen ta rregullojnë është çështja e barnave.

Ai tha se këtë për zgjidhjen e këtij problemi duhet të fokusohen në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme