Ekonomia Online
FUNDIT

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando

Ministri Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z.Nicola Orlando dhe atasheun z. Enrico Gurnari. Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë. Ai gjithashtu theksoi se vlerëson […]

Ministri Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës, z.Nicola Orlando dhe atasheun z. Enrico Gurnari.

Me këtë rast, ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirëedhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.

Të ngjashme