Ministri Sveçla publikon identitetin e sulmuesit të arrestuar

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është arrestuar një nga udhëheqësit e grupit që ka sulmuar gazetarët e mediumit “Kallxo” në Leposaviq me datë 29 maj.

“Nemanja Vllaskovic do të ballafaqohet me drejtësi për sulmet e kryera ndaj gazetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla, në Facebook.

Ai ka publikuar dhe fotografinë e sulmuesit të dyshuar.

“Të gjithë sulmuesit dhe kriminelët do të sillen para drejtësisë, kjo nuk ka alternativë”.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën në hetimin dhe arrestimin e sulmuesit e gazetarëve.

“Vazhdojmë, të përkushtuar, për drejtësi e pa kompromis kundër milicisë fashiste”.

Të ngjashme