Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, për korrigjimin e reagimit që ky i fundit kishte bërë ndaj Ministrisë së Drejtësisë.
Tahiri ka thënë se shqetësimet dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit janë të përbashkëta dhe se puna duhet të vazhdojë me këmbëngulësi, transmeton Klan Kosova.
“S’ka rrugë të mesme. Vetëm sundimi i ligjit e bën Kosovën një Republikë të cilën e presin dhe e duan qytetarët e saj”, ka shkruar ministri Tahiri në Facebook.