Ministri Tahiri paralajmëron hetimin e pasurisë së zyrtarëve publikë

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 10:14 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar punëtoria dyditore e organizuar nga TAIEX dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, me temën “Menaxhimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”.

Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, tha do të fillijë plotësim-ndryshimi i legjislacionit që ndërlidhet me fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme.

Ai ka paralajmëruar hetim të pasurisë së zyrtarëve publikë, raporton Ekonomia Online.

“Ju jeni të informuar që unë në fillim të punës time kam filluar plotësim ndryshimin e legjislacionit që ndërlidhet me fushën e konfiskimit të pasurisë së paligjshme dhe në një të ardhme të afërt do t’ia drejtojë Qeverisë së Republikës së Kosovës këto ndryshime dhe pastaj jam shumë i bindur që do ta gjej përkrahjen edhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës që t’i miratojë këto ndryshime. Pra, sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë do të jetë fusha, do të jetë prioriteti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në këtë fushë do të kemi angazhim maksimal. Do të krijojmë mekanizma efikas, do të krijojmë politika, të cilat do të mundësojnë që ajo pasuri kudo qoftë, qoftë te zyrtarë, qoftë te bizneset, që është e pajustifikueshme, t’i kthehet shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri tha se Qeveria e Kosovës ka objektiv dhe prioritet luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërkohë që potencoi faktin se bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar është shumë i rëndësishëm.

“Ditë më parë është konsoliduar Qeveria e re Republikës së Kosovës dhe kjo Qeveri objektiv dhe prioritet të saj ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është jashtëzakonisht e rëndësishme, pra Ballkani Perëndimor duhet edhe më tutje ta rris bashkëpunimin në luftën kundër kësaj dukurie negative. Pra, si Ballkan Perëndimor ne duhet të shndërrohemi në një aset të Bashkimit Evropian, duhet të fillojmë të mendojmë që të eksportojmë siguri dhe të mos jemi vend i trafiqeve ilegale”, tha ai.

Cezar Mihalchuk, asistent Ligjor në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se konfiskimi nuk është i përmendur në marrëveshjen e MSA-së sepse është zëvendësuar me diçka tjetër.

“I mbështesin institucionet e Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar përmes EULEX-it”, tha ai.

 

Të ngjashme