Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim ministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19 situatë e cila është në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim në veçanti u diskutua për masat që do të ndërmerr Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Ministri Veliu theksoi se këto masa do të ndërmerren për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, duke pasur parasysh që rreziku është i njejtë për të gjithë. Poashtu është i interesuar që të gjitha informatat që iu ofrohen qytetarëve, të jenë në gjuhën që ata e përdorin.
Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që gjatë kësaj përiudhe të ketë një komunikim shumë më të mirë të nivelit lokal dhe qendror, me qëllim që të gjithë qytetarët të jetë të njoftuar për masat dhe për kujdesin që duhet pasur.
MPBAP vazhdon të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës në të gjitha nivelet e shtetit.