Ministri Zemaj takohet me kryetarin Mytaher Haskuka, bisedojnë për gjendjen e krijuar nga Coronavirusi

| 20 Gus 2020 | 14:14 | Nga

Ministri i Shëndetësisë vizitoi Komunën e Prizrenit, dhe zhvilloi një takim me kryetarin Mytaher Haskuka, ku biseduam për gjendjen e krijuar nga Covid19.

Poashtu, Zemaj diskutoi edhe për mbarëvajtjen e punëve në shëndetësi, në qendrat e mjekësisë familjare.

Njoftimi i plotë:

Vizitova Komunën e Prizrenit dhe me kryetarin Mytaher Haskuka biseduam për gjendjen e krijuar nga Covid19, për mbarëvajtjen e punëve në shëndetësi, në strukturat organizative të saj, në qendrat e mjekësisë familjare, ambulancat, punktet dhe institucionet e tjera të specializuara për shëndetin e popullatës.

Të ngjashme