Ministri Zharku pjesë e takimit të dymbëdhjetë të SEETO-s në Bruksel

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 15:22 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me një delegacion të lartë nga Ministria e Infrastrukturës, po merr pjesë në takimin e dymbëdhjetë ministror të SEETO-s, që po mbahet në Bruksel.

Në sesionin e sotëm të takimit, në të cilin kanë marrë pjesë ministra të transportit të vendeve të Evropës Juglindore, anëtarë të SEETO-s, ministri Zharku ka prezantuar masat, të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Infrastrukturës për zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet në komunikacionin rrugor.

Ndërkohë, ministri Zharku ka pasur një sërë takimesh me ministrat pjesëmarrës, me përfaqësues të Komisionit Evropian, përfshirë komisioneren e Bashkimit Evropian për Transportin, Violeta Bulc dhe komisionerin për zgjerim dhe politika fqinjësore, Johannes Hahn, të cilët ia dorëzuan ministrit Zharku Traktatin e Komunitetit të Transportit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme