Ministria dhe QKUK-ja në hall me specialistët e licencuar jashtëligjshëm

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 08:00 | Nga

Drejtorë klinikash e spitalesh prej dy ditësh kanë mbetur pa titullin specialist.

Dy shkallë të sistemit gjyqësor e kanë konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e ish-ministrit Ferid Agani, nëpërmjet të cilit ishin barasvlerësuar gradat e mjekëve që kishin punuar nga 5 deri në 7 vjet në repart ose në klinikë, me mjekët që fillimisht kishin përfunduar specializimin përkatës, shkruan sot Koha Ditore.

Tash kur dy gjykatat kanë vlerësuar se ky vendim është i jashtëligjshëm, as QKUK-ja e as Ministria e Shëndetësisë nuk e dinë si të veprojnë.

Në një përgjigje për gazetën, zyrtarët e QKUK-së kanë deklaruar se ata nuk e dinë se Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore që ka cilësuar këtë barasvlerësim të jashtëligjshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme