Ministria e Mjedisit ndan 80 mijë euro për ujësjellësin dhe trotuarin në Kamenicë

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 14:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës ministria do të mbështesë komunën në rregullimin e ujësjellësit dhe të trotuarit.

Matoshi, i cili bëri të ditur se ky projekt do të kushtojë rreth 80 mijë euro, tha se me gatishmërinë e komunës ky projekt pritet në përfundoj në vjeshtën e vonë të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

“Ky projekt do të mbështesë investimin që ka të bëjë me rregullimin e ujësjellësit dhe trotuarit. Shpresojmë që Komuna e Kamenicës do ta implementojë me përgjegjësi këtë projekt. Shpresojmë që në vjeshtën e vonë të këtij viti ky projekt të jetë i përfunduar”.

“Ne do të kemi edhe një projekt më të madh se ky në vlerë prej 240 mijë euro, që ndërlidhet me ndërtimin e ambientit dhe  rekreacionit në këtë komunë”, tha Matoshi.

Në anën tjetër, kryetari e Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati, tha se, duke pas parasysh që qytetarët e Kamenicës e kanë problem të madh furnizimin me ujë, një investim i tillë është i mirëseardhur.

Ai u zotua se do ta trajtojë me urgjencë realizimin e këtij projekti.

“Komuna e Kamenicës është komuna më e varfër me ujë në Kosovë dhe ka nevojë me investu në një çështje të tillë. Na takon neve që me urgjencë me trajtu këtë rast”, tha Kastrati.

Kastrati bëri të ditur se shumë shpejt do të investojnë edhe në një projekt tjetër të madh.

“Jemi jashtëzakonisht shumë duke u interesuar që ta rregullojmë çështjen e pendëve në Kikë -Kremenarë. Ka shumë dekada që nuk ka pas penda ose diga. Për këtë po shohim gatishmërinë e ministrisë, shpresoj që shumë shpejt kemi me arrit me përfundu dhe me realizu atë projekt”, tha Kastrati, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme