Ministria e Brendshme themelon mekanizma për parandalimin e radikalizmit

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 16:50 | Nga

Ka përfunduar trajnimi treditor për anëtarët e Mekanizmit Referues në Gjilan, i financuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë, mbështetur nga Zyra e UNDP-së dhe ICITAP-i amerikan. Në hapje të këtij trajnimi ishin të pranishëm, zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  Valdet Hoxha dhe përfaqësuesi i UNDP-së AlainLapon.

Kjo punëtori ka pasur për qëllim trajnimin e anëtareve të Mekanizmit Referues në Gjilan, për metodat e identifikimit të hershëm të individëve të cenueshëm në shoqëri, si dhe mënyrat e qasjes ndaj atyre individëve për të parandaluar kësisoj shtrirjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Mekanizmi Referues është krijuar në bazë të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Parandalim të Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm, fillimisht në Gjilan si pilot projekt, dhe përbëhet nga akterë të ndryshëm lokal përfshi: psikologë, mësues, policinë në komunitet, këshilltarë ligjorë, etj.

Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë angazhimin e saj për të themeluar mekanizma referues në komuna tjera të Kosovës përkrah programeve tjera që synojnë parandalimin e radikalizmit në Kosovë.

foto-1-21-12-2016

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme