Ministria e Financave mban takimin për portfolion me BERZh-in

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 15:46 | Nga

Për të siguruar implementimin e suksesshëm të projekteve me financim nga huamarrja shtetërore Ministria e Financave, ka filluar të organizojë takime të rregullta, të përbashkëta me palët implementuese të projekteve dhe me Kreditorin përkatës që financon projektet përmes huamarrjes me Qeverinë e Republikës se Kosovës.

Ditë më parë Ministria e Financave ka mbajtur takimin me KfW-në, ndërsa sot mbajti takimin me BERZH-in.

Në këtë takim u diskutua për procesin e implementimit të projekteve me Kreditorët përkatës konkretisht për projektet me BERZH-in. Ky është takimi i parë me këtë institucion të rëndësishëm financiar.

Gjatë takimit të udhëhequr nga zëvendësministri Agim Krasniqi në të cilin  morën pjesë përfaqësuesit nga Zyra e BERZH-it në Kosovë u diskutua për portfolion me BERZH-in ku rëndësi ju kushtua projektit për rehabilitimin e hekurudhës dhe projektit të rrugëve regjionale.

Qëllimi i organizimit të këtyre takimeve nga Ministria e Financave është që të diskutohet kryesisht për tejkalimin e sfidave  të cilat mund të shkaktojnë problem në implementimin e suksesshëm të projekteve dhe adresimin e tyre si dhe të sigurohemi që obligimet ndaj kreditorëve të përmbushen në kohën e caktuar dhe duke u bazuar në marrëveshjet e arritura nga palët përkatëse.

unnamed (1)

unnamed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme