Ministria e Infrastrukturës, e përkushtuar ndaj përgjegjësive të Integrimit Evropian

????????????????????????????????????
Prishtinë | 28 Gus 2018 | 13:53 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, në të cilin u diskutua zbatimi i Agjendës së Reformave Evropiane (ERA). Me këtë rast, Lekaj informoi pjesëmarrësit vendas dhe ndërkombëtarë për përkushtimin në përmbushjen e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive që rrjedhin nga Agjenda Evropiane.

Në kuadër të kësaj, Lekaj njoftoi se Traktati i Komunitetit të Transportit është nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e cila duhet të ratifikohen me procedurë legjislative nga Kuvendi i Kosovës. Rrjedhimisht ministria ka hartuar projektligjin për ratifikimin e Traktatit të Transportit e cila miratohet nga qeveria në mbledhjen e së martës (28 gusht 2018).

Lekaj premtoi se edhe hartimi i planit të veprimit 2019 – 2023 për Sistemin Intelegjent të Transportit (ITS), do të jetë i gatshëm deri në mesin e shtatorit, ndërkaq rreth nënshkrimit të kontratës pesëvjeçare për financim të hekurudhave, ministri theksoi se duhet të vendosë qeveria.

Me përmbushjen e këtyre të tria pikave, Ministria e Infrastrukturës, përmbyll me kohë angazhimin që i përket në përmbushje të kërkesave të ERA, e cila duhet të përfundojë në fund të shtatorit.

????????????????????????????????????
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme