Ministria e Infrastrukturës investon mbi 600 mijë euro në dy projekte në Zubin Potok

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 13:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, priti në një takim kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulkoviq, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte të kësaj komune.

“Vlera e këtyre dy projekteve është 626 mijë euro dhe janë të rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe të turizmit të kësaj ane, njëkohësisht edhe për lëvizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lekaj tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i këtyre dy projekteve infrastrukturore, të komunës së Zubin Potokut, që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe se çfarëdo kërkese nga komuna e Zubin Potokut për projekte infrastrukturore, por edhe për projekte tjera do ta kenë mbështetjen e ministrit Lekaj.

Ndërkaq Vulkoviq ka thënë se këto dy projekte do të jenë ndihmesë e madhe për qytetarët e komunës së tij dhe për zhvillim edhe më të madh të turizmit në këtë komunë, transmeton Koha.net.

Lekaj ka theksuar se Qeveria e Kosovës dhe ai si ministër i Infrastrukturës, mbeten të përkushtuar në ushtrimin e pushtetit dhe ndarjen e buxhetit në të gjitha komunat e vendit pa dallim, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë përfitues të investimeve.​

Të ngjashme