Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta të ndërtimit të rrugëve të reja në gjithë vendin.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Kamenicës Begzat Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore të kësaj komune.
Projektet në të cilat do të realizohen në këtë komunë janë:
-Ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.
-Asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt do të kushtojë 350,000 euro
– Asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.
-Asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të të cilat projekte do të investohen 150,000.
Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithsej 900 mijë euro.