Ministria e Infrastrukturës: Po vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e autoudhës

Prishtinë | 26 Kor 2026 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për mirëmbajtjen e autoudhës.

Përmes një videoje të postuar në fqen zyrtare, Minsitria pohon se ekipet janë në terren dhe po realizojnë ndërhyrjet e nevojshme për ruajtjen e gjendjes së mirë të rrugës.

Njëherazi bëhet e ditur se po punohet edhe në rritjen e sigurisë në qarkullim.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të vazhdojë me mirëmbajtjen e rregullt të infrastrukturës rrugore në të gjithë vendin” deklaron Ministria.

Të ngjashme