Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.
Siç bën të ditur kjo ministri, të gjitha ekipet janë të gatshme për të intervenuar në rast nevoje.
Ministria e Infrastrukturës u ka bërë apel ngasësve të automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të mos dalin në qarkullim pa pajisje dimërore.
Në mëngjes sot në media u raportua se për shkak të reshjeve të borës është mbyllur edhe aksi rrugo Kaçanik-Hani i Elezit, mirëpo kjo ministri ka bërë të ditur se ky aks rrugor është i mbyllur që nga dita e premte e javës së kaluar.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës ky aks rrugor është mbyllur për shkak të punimeve në urën 407 të autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe jo si pasojë e reshjeve të borës.