Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar: Ushtria e Kosovës një nga 12 ushtritë që iu bashkuan Operacionit ‘Interflex’ për trajnimin e trupave ukrainase

Prishtinë | 20 Nën 2024 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ushtria e Kosovës është një nga 12 ushtritë që i janë bashkuar Operacionit ‘Interflex’ të udhëhequr nga Britania e Madhe, i cili ka trajnuar mbi 50 mijë trupa ukrainase.

Kosova, Rumania dhe Estonia janë kombet e fundit që iu bashkuan kësaj përpjekjeje globale, duke qëndruar të bashkuar për liri dhe qëndrueshmëri.

Në kanalin zyrtar të platformës X të Ministrinë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, janë renditur të gjitha shtetet që iu bashkuan kësaj mbështetje. Në mesin e vendeve përfshihet edhe flamuri i Kosovës.

 

Të ngjashme