Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum për vazhdimin e punimeve në lumin Mirusha.
Sipas Komunës së Gjilanit, Ministria e Mjedisit e financon këtë projekt në shumën prej 250 mijë euro, ndërkaq Komuna merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë që del jashtë kësaj shume.
Haziri e ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin, në shumë fusha, e në veçanti për përfundimin e këtij projekti kapital.