Ministria e Mjedisit padit Komunën e Prishtinës (Dokument)

Prishtinë | 19 Maj 2017 | 13:23 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ngritur padi ndaj Komunës së Prishtinës për rastin e ndërtimit të banesave në  rrugën B të lagjes “Mati 1” të Prishtinës.

Bëhet fjalë për lejet ndërtimore dhëna kompanisë “Dervisholli” nga komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

MMHS në maj të këtij viti pati marrë vendim për anulimin e lejeve të dhëna nga komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti rreth ndërtimeve të banesave në këtë pjesë të qytetit.

Kompania Dervisholli kishte nisur së ndërtuari objekte të shumta banesore përgjatë rrugës “B”, e cila më planin rregulluues 2010 ishte planifikuar të jetë zonë e gjelbëruar, por që me atë të një viti më vonë,me vendim te Kuvendit Komunal u bë zonë ndërtimi.

Ministria e Mjedisit kishte ardhur në përfundim se “Dervisholli” po ndërton sipas një plani të jashtëligjshëm, me çfarë nuk po pajtohet komuna.

Kjo e fundit po refuzon t’ia anulojë lejen ndërtimore firmës në fjalë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme