Ministria e Punës ia bllokon kredit kartelën zëvendësministrit Rrahmani

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 14:05 | Nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton lidhur me çështjen e përdorimit të kredit kartelës zyrtare të ish zëvendësministrit të MPMS-së, Qazim Rrahmani, duke thënë se ka ndërmarr hapat e nevojshëm, konkretisht ka bllokuar përdorimin e mëtejmë të kredit kartelës dhe duke zbatuar ndalesën prej 50% në pagë, për shumën e paarsyetuar të shpenzimeve, nga muaji shkurt i vitit të kaluar.

Sqarimi i plotë i MPMS-së:

Sqarojmë opinioni se për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pasi që i ka tërhequr vërejtjen ish-zëvendësministrit, për përdorim jo të rregullt të kredit kartelës zyrtare, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme konform procedurave.

Konkretisht është bllokuar përdorimi i mëtejmë i kredit kartelës dhe duke zbatuar ndalesën prej 50% në pagë, për shumën e paarsyetuar të shpenzimeve, nga muaji shkurt i vitit të kaluar.

Lidhur me pjesën e mbetur të paarsyetuar të mjeteve të shpenzuara nga kredit kartela zyrtare, zëvendësministri Rrahmani ka premtuar se këto mjete do t’i kthejë në Buxhetin e MPMS-së deri në fund të këtij muaji, në të kundërtën, MPMS-ja do të njoftojë thesarin dhe organet kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme