Përkundër rritjes së rasteve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë thotë se ende nuk është marrë asnjë vendim për ashpërsimin e masave.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Telegrafin thotë se janë duke bërë monitorimin e situatës.
“Nuk është marrë asnjë vendim rreth ndonjë mase të re lidhur me COVID-19. MSh është në monitorim të vazhduar të situatës epidemiologjike përmes institucioneve kompetente. Para çfarëdo vendimi për ndonjë masë, publiku do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente”, thotë MSH për Telegrafin.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 17 persona kurse janë konfirmuar 781 raste të reja.