50 pako ushqimore dhe higjienike janë ndarë të enjten për pjesëtarët e komunitetit jo shumicë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri i këtij dikasteri, Mevlud Sinani, nuk deshi të tregojë për prejardhjen e këtyre pakove ushqimore.
“Arsyeja përse kemi filluar me këto 50 pako është se nuk kemi mundur të fizikisht t’i përgatisim të gjitha, mirëpo të gjithë aplikuesit për pako ushqimore do të jenë përfitues”.
“Janë afër 360 përfitues dhe të gjithë do të jenë përfitues, mirëpo në ditët në vazhdim do të bëhet shpërndarja r pakove tjera”, tha ai. “Çka është më e rëndësishme se sot do të fillojmë me ndërtimin e 19 shtëpive në tërë territorin e Kosovës”, tha tutje ai.