Ministrisë i kërkohet t’i ndryshojë tekstet shkollore

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 08:10 | Nga

Listës së “përkufizimeve” të papranueshme në tekstet shkollore së fundi i janë shtuar edhe gjetjet e tjetra me përmbajtje diskriminuese.

Madje ka gabime që shkojnë deri në absurd, si, ta zëmë, ai në njërin nga librat e shkollës së mesme, ku për Kosovën thuhet se është ende nën administrimin e UNMIK-ut, shkruan sot Koha Ditore.

E në tekstin e Edukatës Qytetare të klasës IX, ndër të tjera, shkruan se si pavarësia ekonomike e gruas shton vetëbesimin dhe bën që lidhja bashkëshortore të konsiderohet jo aq e domosdoshme, siç ka qenë më parë.

Ndaj këtij formulimi ka pasur reagime të shumta publike, sidomos në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme