Ministrja Bajrami mirëpret ambasadorin e ri të Norvegjisë

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 14:36 | Nga

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. Ministrja Bajrami i uroi Sjaastad detyrën e re si Ambasador në Republikën e Kosovës duke i premtuar bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës me shtetin mik të Norvegjisë.

Më tej, Ministrja Bajrami i shpjegoi ambasadorit Sjaastad punën që po bën Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Qeveria e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ajo tha se po punohet intensivisht në ecjen përpara me reformat ekonomike që kanë për qëllim fuqizimin e sektorit privat dhe tërheqjen e investimeve.

Ambasadori Sjaastad u zotua se do të angazhohet në kultivimin dhe forcimin e miqësisë në mes Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës, duke shtuar se Norvegjia është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme