Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me rastin e vdekjes së parashutistit, i shprehi ngushllime familjes së tij.
Ajo tha se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdejken e tij.
Njoftimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve.
Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.
Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën.
Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë.