Ministrja e Drejtësisë udhëton për në ShBA, nuk dëgjon thirrjet e protestuesve për Astritin

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 08:24 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të hënën, nuk ka mundur t’i dëgjojë thirrjet e mijëra protestuesve që të marrë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqjen nga pozita për vdekjen e Astrit Deharit në rrethana të pasqaruara në dhomën e Qendrës së Paraburgimit në Prizren.
Ajo nuk ndodhet në Kosovë.

Ministrja Hoxha, së bashku me dy bashkëpunëtorë, është në udhëtim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë thënë “Kohës Ditore” dy burime të ndryshme.

Ministria e Drejtësisë nuk ka dërguar njoftim për media rreth kësaj vizite dhe as nuk e ka publikuar në uebfaqen zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme