Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas përleshjes fizike në mes të dy deputetëve, Frashër Krasniqit e Milaim Zekës.
Duke aluduar në Krasniqin që vjen nga Vetëvendosja, Hoxha përmes Facebookut ka thënë se “ata çdo ditë po e zbulojnë fytyrën e vërtetë” dhe i ka quajtur “rrugaçë”.
“Për çdo ditë po e zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë – ‘me zemër e me mendje’ rrugaqa!!!”, ka shkruar ministrja që vjen nga radhët e PDK-së.