Kjo është hera e parë që një zyrtare kaq e lartë e diplomacisë britanike shpreh shqetësimin për planet e Vladimir Putin dhe Rusisë dhe rrezikun që ato paraqesin për shtete të tjera lindore përveç Ukrainës, si vendet e Baltikut dhe Ballkanin Perëndimor.
Ministrja e Jashtme Britanike Liz Tras, ka paralajmëruar se “ nëse ne nuk e ndalojmë Vladimir Putin tani, ai do të nisë luftën me shumë shtete të tjera”. Sipas saj “shtetet e Baltikut janë nën rrezik. Ballkani Perëndimor është në rrezik.”
Ndërkohë kryeministri Boris Johsosn në një intervistë për BBC, ka deklaruar këtë të dielë se Putin është duke planifikuar luftën më të madhe në Evropë që nga 1945, duke shtuar se Kremlini tashmë ka filluar me pushtimin, ndërkohë që ka paralajmëruar sanksione që do ndalojnë Rusinë të bëjë tregti me stërlina dhe dollarë.
Johnson po ashtu shtoi se Perëndimi është duke u përgatitur të furnizojëme armë një kryengritje pas pushtimit të Ukrainës. Sipas zyrtarëve më të lartë britanik, Rusia ka deklaruar publikisht se kërkon krijimin e Rusisë së Madhe dhe se Putini kërkon rikthimin e gjendjes se mëparshme kur para më shume se 3 dekada, Rusia kontrollonte pjesë të mëdha të Evropës Lindore.
Por pjesa më e madhe këtyre vendeve tashmë janë ose vende të Bashkimit Evropian ose anëtarë të NATOs, ndërkohë që në Ballkanin Perëndimor , Serbia, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk janë anëtarë të NATO. E nëse Putin do hapte një lufte me NATO-n, me të cilin është në disavantazh të madh ushtarak, kjo për momentin është e paimagjinueshme, por jo e pamundur.