Ministrja e Shëndetësisë në Cyrih: Njerëzit e pavaksinuar nuk duhet të shtrohen në spital

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

“Kushdo që kundërshton vaksinimin duhet të plotësojë një formular që konfirmon se nuk duan të shtrohen në spital nëse marrin Covid”, tha shefja e shëndetit kantonal, Natalie Rickli, për gazetën Tages-Anzeiger, përcjell albinfo.ch.

Ajo shtoi se një lëvizje e tillë “do të ishte në përputhje” me besimet e antivaksorëve.

Sugjerimi është i ngjashëm me atë të paraqitur më 23 gusht nga homologu i Rickli në Gjenevë, Mauro Poggia, i cili tha se njerëzit që refuzojnë vaksinën dhe infektohen me koronavirus duhet të paguajnë të paktën një pjesë të kostove të shtrimit në spital.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme