Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, bnë kuadër të vizitës së saj zyrtare në Greqi, është takuar sot më përfaqësues të komunitetit biznesor grek nën organizimin e Forumit Ekonomik Delphi.
Në fokus të këtij takimi ministrja Gërvalla, kishte prezantimin e ofertës së Kosovës përinvestime të huaja direkte.
Ministrja Gërvalla shpjegoi para komunitetit të biznesit shumë arsye pse vlen të investohe në Kosovë duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj.
Ndër të tjera kryediplomatja e Kosovës ka nënvizuar faktin që Qeveria e re e vendit është shumë e përkushtuar në forcimin e shtetit ligjor dhe garantoi para komunitetit biznesor grek se Kosovën do ta gjejnë si vend “shumë të hapur për biznes dhe të mbyllur për korrupsion”.
Më tej ajo është përgjigjur interesimit të lartë të bashkëbiseduesve për çështje specifike që lidhen me ambientin e të bërit biznes dhe i ka ftuar që të vizitojnë Kosovën dhe të eksplorojnë mundësitë e shumta që ofron vendi për investimet e tyre eventuale.