Ministrja Gërvalla në “Medica Gjakova”

Prishtinë | 15 Mar 2024 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi sot një takim me organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”, të udhëhequr nga znj. Mirlinda Sada.

Kjo organizatë ka për qëllim përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik të grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe integrimin e tyre në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj udhëheqëseve të kësaj organizate për kontributin e tyre në mbështetje të grave viktima të dhunës në baza gjinore, luftimin e stigmatizimit dhe fuqizimin e tyre në shoqëri.

Biseda u përqendrua në sfidat dhe kërkesat konkrete, për të cilat Ministrja Gërvalla ofroi mbështetje konkrete institucionale, për të ndikuar pozitivisht në fuqizimin e tyre ekonomik dhe shoqëror.

Përfaqësueset e “Medica Gjakova” falënderuan Ministren Gërvalla për vizitën dhe shpalosën para saj një sërë vështirësish dhe sfida administrative, ligjore, shëndetësore dhe praktike me të cilat ballafaqohen, integrimin dhe fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës në baza gjinore.

Të ngjashme