Ministrja gjermane për Evropë dhe Klimë, Anna Luhrmann, më 22-23 tetor do të jetë në Kosovë.
Në agjendën e saj thuhet se janë takimet më përfaqësues të institucioneve shtetërore, raporton Radio Evropa e Lirë.
Vizita e Luhramann, vjen në kohën kur Albanian Post ka publikuar propozimin franko-gjemran, që është korniza e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.
Edhe, përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, të mërkurën e 18 tetorit, ka qëndruar në Kosovë.
Ai ka deklaruar se ShBA-të e mbështesin plotësisht propozimin e fundit franko-gjerman.
Po ashtu, bëri thirrje që Kosova dhe Serbia ta marrin shumë seriozisht propozimin e përpiluar pas angazhimit të Emmanuel Bone nga Presidenti i Francës dhe Jens Plotner, nga kancelari gjerman.
“Propozimi ynë është që çkado që këto shtete evropiane sugjerojnë nëpërmjet dialogut, duhet të merret seriozisht. Ne do ta mbështesim këtë”, theksoi Escobar.
Për ShBA-të, propozimi franko-gjerman “do të nënkuptonte angazhim dhe integrim më të afërt të Kosovës, dhe potencialisht Serbisë, në integrimet euro-atlantike”.
Kurse, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një letre dërguar Kurtit dhe Vuçiçit, u kanë kërkuar palëve që të jenë të gatshme për vendime të vështira në dialog.
Ndryshe, dialogu për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.