Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka nxjerrë sot tri urdhëresa, pas situatës së krijuar nga pandemia e coronavirusit.
Në njoftimin e ministrisë, thuhet se janë trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për t’u zbatuar vendimi i qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, Ministrja ka nxjerrë tri urdhëresa.
Ato janë, për menaxhimin e çmimeve, për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik, për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik.
Ky është njoftimi i plotë:
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, znj. Rozeta Hajdari, po ndjek me vëmendje të lartë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, Ministrja ka nxjerrë këto tri urdhëresa:
1 — për menaxhimin e çmimeve
2 — për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik
3 — për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik
Kurajë, kujdes! Jo panik.