Ministrja Hoxha: Po ndërtojmë shtet me vlera euro-atlantike

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha po merr pjesë në darkën solemne për nder të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë dhe çlirimin e vendit, ku të pranishëm janë Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, krerët shtetëror të Kosovës si dhe mysafirët e veçantë të Republikës së Kosovës, Presidenti Klinton dhe Sekretarja e shtetit, Madeleine Albright.

Me këtë rast, në një shkrim në rrjetin social, Ministrja Hoxha ka cekur “dy dekada, nga Dita e madhe e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe fitores në Luftën tonë çlirimtare, është ditë kur kujtojmë përkushtimin, sakrificën e kontribuuesve për këtë ditë”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në fb:

“Dy dekada, nga Dita e madhe e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe fitores në Luftën tonë çlirimtare, është ditë kur kujtojmë përkushtimin, sakrificën e kontribuuesve për këtë ditë. Në darkën solemne dhe pritjen kushtuar përvjetorit, kemi ngritur gotat për aleatët tanë të NATO-s dhe vendet mike që na ndihmuan të ndërpritet gjenocidi serb ndaj qytetarëve tanë, për ta fituar lirinë dhe marrim përkrahjen për shtetndërtim me vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Nderim i përjetshëm për të gjithë kontribuuesit e lirisë dhe pavarësisë të Republikës së Kosovës!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme