Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar sot të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Pashkëve, duke uruar që “dashuria, paqja dhe mrekullia e ringjalljes të jenë frymëzim për jetë të begatë e mirëkuptim në vendin tonë, të popullit tonë si shembull i tolerancës ndërfetare e ndëretnike”.
Lexoni urimin e plotë të ministres Hoxha në rrjetin social Facebook:
“Të gjithë besimtarëve të krishterë, në vendin tonë dhe miqve ndërkombëtar, gëzuar, për shumë mot Pashkët! Uroj që dashuria, paqja dhe mrekullia e ringjalljes të jenë frymëzim për jetë të begatë e mirëkuptim në vendin tonë, të popullit tonë si shembull i tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Për shumë mot, gëzuar Pashkët!”