Ministrja Hoxha uron Pashkët ortodokse

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 14:07 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka uruar qytetarët e vendit dhe ndërkombëtarët me përkatësi fetare ortodokse, me rastin e Pashkëve.

Ministrja Hoxha, ka uruar festën me dëshirën që të sundoj paqja, begatia dhe dashuria.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Gëzuar Pashkët për të gjithë qytetarët dhe ata që po shërbejnë në vendin tonë, të besimit ortodoks.

Uroj që në familjet tuaja, të sundoj paqja, begatia e dashuria, duke i kontribuar mirëkuptimit dhe zhvillimit.

Gëzuar Pashkët!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme