Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e arsimit dhe përforcimi i bashkëpunimit në të ardhmen kanë qenë disa nga çështjet për të cilat biseduan ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci me ambasadoren e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejqiq.
Ministrja Nagavci ka falënderuar ambasadoren Benedejqiq për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës.Ajo tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte konkrete në arsim.Ndërsa, ambasadorja Benedejqiq theksoi se, Sllovenia është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me Ministrinë e Arsimit në fushat me interes të përbashkët.