Ministrja serbe flet për ekstradimin e “Ballistit”

Prishtinë | 03 Jan 2018 | 13:26 | Nga

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburevic, në një intervistë për gazetën “Blic” më 2 janar 2018 ka folur edhe për ekstradimin e shqiptarit Ballist Morina, i cili mbahet në Kroaci.

Kuburevic tha se tani për tani nuk ka informacione nëse dhe kur, homologu i saj kroat do të marrë një vendim përfundimtar për ekstradimin e Ismal Morinës apo as nëse Kroacia do ta japë apo jo, pëlqimin për ekstradimin.

Por, duke vënë në dukje se nuk ka një afat në të cilin Ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas një vendimi të formës së prerë në kushtet për ekstradim, Kuburevic tha se ajo beson se në çdo rast kjo duhet të ndodhë brenda një viti që nga paraburgimi i personit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme